Anglia barazim me Italinë/ Patushi: Futbolli është kapriçoz, të ndëshkon aty ku se pret
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2021, 22:59
I ftuar në emisionin “Euro 2020” në RTV Ora, specialisti i futbollit Saimir Patushi, është shprehur se ndeshja mes Italisë dhe Anglisë ka ritëm të jashtëzakonshëm, teksa shton se Anglia nuk di të luajë futboll mbrapa.
Më tej ai thotë se futbolli është kapriçoz, dhe të ndëshkon atëherë kur se pret.
"Kjo ndeshje ka ritëm të jashtëzakonshëm, besoj që vetë Italia nuk pajtohet me rezultatin se është në disavantazh. Nuk më pëlqeu tërheqja e Anglisë sepse Anglia nuk di të luajë futboll mbrapa. Anglia di të luajë gol para. Vetë goli i realizuar të jep të drejtën që besoj që vetë Anglia ka pritur golin e dytë, por futbolli është kapriçoz, të ndëshkon atëhërë kur se pret."
