Covid-19 në kosovë, 1 i vdekur, 9 raste të reja dhe 8 të shëruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2021, 15:40
Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar një i vdekur dhe 9 raste të reja me COVID-19
Po ashtu, ka humbur jetën një person, ndërsa janë konfirmuar 9 raste të reja nga 1.575 testime, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.
Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Numri total i rasteve aktive është 152.
