"Kam goditur njerëz dhe do bëj vetëvrasje", 54-vjeçari në Greqi sulmon kalimtarët me thikë

Një skemë tmerri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Zografou të Greqisë ku një 54 vjeçar ka goditur me thikë kalimtarët duke plagosur 4 persona.

Të plagosurit u dërguan në spitalin ku po marrin mjekim.

Burri doli në rrugën "Kousidi" dhe filloi të sulmonte njerëzit që kalonin aty.

Ai goditi me thikë një  kalimtar në brinjë dhe veshka  dhe një tjetër në dorë. Gjithsej katër persona u plagosën, shkruan protothema.

Pas sulmit mësohet se autori i krimit shkoi në shtëpi dhe lajmëroi policinë duke thënë:"Unë kam goditur njerëz me thikë dhe do të bëjë vetëvrasje."

Sipas policisë autori është 54 vjeç dhe sipas informacionit të parë është përdorues i drogës me probleme psikologjike.

Policët e DIAS hynë në shtëpi dhe e gjetën atë duke prerë damarët. Atij iu dha ndihma e parë për të ndaluar gjakderdhjen dhe u dërgua në spital.