Ndërron jetë babai i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli

Ndërron jetë babai i ish-luftëtarit të UÇK-së dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislim, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli. Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”,  - shkruan Bislimi.

Po ashtu për vdekjen e babait të Kadri Veselit, ka dhënë ngushëllimet e tij edhe ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

“I paska mbyllur sytë përjetësisht babai i Kadrisë, Fazli Veseli! Herën e fundit kur e takova, pak ditë pasi Kadriu ishte nisur për në Hagë, ma shtërngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet”,.

Më herët, gjatë muajit maj, Veseli u lirua nga Haga, për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.