Gjenerali italian në Kosovë, viziton bazën e NATO-s
Komandanti i Përgjithshën i Trupës së Karabinierisë Italiane, Gjeneral Teo Luzi, ka vizituar sot Komandën e Forcave të NATO-s në Kosovë.
Ai është pritur nga kreu i Repartit Special Multinacional i Kfor, Gjeneral Franco Federici.
Prania e forcave të armatosura italiane në territorin kosovar, është msioni më jetëgjatë e më numerikë ndër operacionet ushtarake të trupave italiane në Aleancën Atlantike.
Gjeneral Teo Luzi u shpreh i kënaqur për punën e forcave ushtarake italiane në rritjen e bashkëpunimit e dialogut mes të gjithë aktorëve për të garantuar stabilitetin, sigurinë e zhvillimin e Kosovës.
Detyrat deliakte të trupave italiane në Kosovë si në pjesëmarrjen e Kosovë Force ashtu dhe misionin europian EULEX, dëshmojnë vazhdimësinë e angazhimit institucional për të mbështetur autoritetet lokale në sigurimin e stabilitetit territorial si dhe në mbështetjen e popullsisë së Kosovës.

