Video/ Polici mes flakëve futet në makinë, shpëton 23-vjeçarin nga vdekja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Korrik 2021, 20:49
Një polic në Miçigan në SHBA shpëtoi nga vdekja një 23-vjeçar, duke rrezikuar jetën e tij.
Video që qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur polici vrapon me shpejtësi dhe gutet në makinën që kishte arrë flakë, për të nxjerrë shoferin 23-vjeçar, i cili ishte bllokuar brenda.
Për fat të mirë polici, Luke Pauley dhe shoferi 23-vjeçar gëzojnë shëndet.
“Sapo dola nga makina , kishte një mori kalimtarësh që më bërtitnin se dikush ishte bllokuar”, ka thënë Luke Pauley.
Sipas oficerit i riu ishte i vetëdijshme në momentin që u shpëtua. Ai sapo e nxori atë nga makina, ka telefonuar një ambulancë.