Njëri u kap duke vjedhur një banesë e tjetri në shkollë, dy të arrestuar në Durrës

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit me akuzën e vjedhjes.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke vjedhur në banesën e shtetasit F. L.

Në pranga ra edhe F. K., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke vjedhur në lagjen nr.18, Durrës, në ambientet e një shkolle.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.