Fifi bashkon forcat me "Threedots" për hitin e ri veror

Projekti më i fundit i Fifit ishte dueti me Brunon.

“Fiksim” ishte kënga me të cilën morën pjesë tek “Kënga Magjike”, e cila rezultoi një sukses për dyshen e famshme. Djemtë e Threedots sollën gjithashtu këngën e tyre më të re “Nina” pak ditë më parë.

Së fundmi, Fifi ka i është përgjigjur njërit prej fansave të saj.

Ajo ka konfirmuar bashkëpunimin e radhës me Threedots.

”Kënga e radhës se vdiqa duke pritur”, i ka shkruar ndjekësi.

“Po pres dhe unë njëjtë si ty,"  i është përgjigjur Fifi duke etiketuar Florin, Brunon dhe Dj Vicky.

Megjithëse nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me projektin, me siguri do të jetë hiti i kësaj vere.

Fifi bashkon forcat me "Threedots" për hitin e ri veror