Vende pune në fushatë/ Problematika e punësimeve gjatë fushatës zgjedhore
Edhe pse autoritetet shtetërore flasin për një reformë në administratë duke synuar një shtet online, shumë struktura janë fryrë sidomos në prag të zgjedhjeve. Akademia e Studimeve Politike, ka monitoruar sjelljen e administratës publike gjatë fushatës.
Sipas një raporti numri i nëpunësve civilë të administratës shtetërore është rritur në muajt e fundit para fushatës zgjedhore. Erion Tase, Drejtori i Akademisë së studimeve politike, thotë se kufizimi i kodit zgjedhor ka qenë jo efektiv.
“Shifrat dëshmojnë se gjatë fushatës ka pasur 63 emërime, 28 largime nga punësimi civilë, të cilat janë të justifikuara si pjesë e konkurseve të hapave të çelura më përpara se të fillonte fushata zgjedhore”.- tha ai.
Radhë kilometrike automjetesh në drejtim të Orikumit dhe anasjelltas
27 Qershor, 19:39
Sipas tij, është rritur numri i të punësuarve gjatë këtij viti zgjedhor, një shifër më e lartë se viti 2019, por më e ulët se viti 2020, ndërsa autoritetet justifikohen se kjo ka ardhur si pasojë e pandemisë
“Gjatë këtij viti, janë emëruar me VKM të veçantë, 2400 punonjës. Mendoj se është një tregues që mund të interpretohet që mund të ketë pasoja ose përfitime në pushtet”.
Për qytetarët rritja e punësimeve në fushatë ka vetëm një qëllim.
“Kuptohet, është bërë për të marrë sa më shumë vota në mënyrë jo të drejtë dhe më pas të lënë në rrugë.
Në kohën e fushatës ka qenë gjithçka për vota, duke u nisur që nga legalizimet."- shprehen qytetarët.

