Makina përplas motoçikletën, plagoset drejtuesi dhe fëmija i tij i mitur
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku një makinë tip "Fiat " është përplasur me një mjet motoçikletë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Viktor Leshi ,40 vjeç, dhe fëmija tij i mitur.
Ora News, mëson se drejtuesi i mjetit shtetasi Valentin Boçi, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
“Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Tales" mjeti tip "Fiat " është përplasur me një mjet motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur.”- njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar.

