Tre anije “fluturojnë” në Mesdhe

Një foto e tre anijeve turistike në afërsi të Limasolit, Qipro që duket se qëndrojnë pezull në ajër është bërë virale në rrjetet sociale.

Ky fenomen quhet ‘Fata Morgana”, një iluzion optik i shkaktuar nga kushtet e veçanta termike të ajrit që gjenerojnë një ndryshim të përthyerjes së rrezeve të dritës, pra një fenomen meteorologjik.

Fotoja është bërë nga Michalis Michael dhe tregon tre krociera të cilat duken sikur janë në ajër.

Michael tha që një mirazh i Fata Morgana u pa në lindje të Limasolit në mëngjes.

Eksperti i motit Eric Kitas tha se ky ishte një mirazh superior, i vërejtur kur ka një përmbysje termike, diçka që u vu re në orët e para të mëngjesit për shkak të ftohjes së ajrit pranë sipërfaqes së detit ndërsa në të njëjtën kohë, ndodhet një masë më e ngrohtë pak mbi sipërfaqe.

Sipas Kitasëeather ajri i nxehtë nuk është aq i dendur sa ajri i ftohtë ndërsa në të njëjtën kohë, shpejtësia e përhapjes së dritës në ajër të ftohtë është më e ngadaltë sesa në ajër të nxehtë dhe indeksi i thyerjes së ajrit të ftohtë është më i lartë.

Kjo rezulton në fenomenin e thyerjes, i cili jep iluzionin se një objekt është në një pozitë më të lartë se normalja (dhe për këtë arsye duket se qëndron pezull në ajër).

Tre anije “fluturojnë” në Mesdhe