Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Kurti mendon se bota lindi kur ai fitoi zgjedhjet

Aleksandër Vuçiç në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat serbe ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mendon se bota lindi kur ai fitoi zgjedhjet.

Sipas mediave serbe, Vuçiç është shprehur se është e rëndësishme që të dy vendet të bisedojnë, por sipas tij Kurti nuk dëshiron një kompromis.

Ai përsëriti se është e rëndësishme që dy vendet të bisedojnë, por që ata nuk duan një kompromis në Prishtinë.

 “E kuptoj dhe kjo është arsyeja pse nuk them që gjërat janë ideale, të mrekullueshme për ne. Kam frikë se ai nuk e kupton që gjërat nuk janë të shkëlqyera as për ta. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të arrihet një kompromis, por ai nuk e dëshiron atë. Ai mendon se bota lindi kur ai fitoi zgjedhjet, ” tha Vuçiç.

Më tej Vuçiç shtoi se do të jetë shumë e vështirë të flasësh se të bësh diçka, për sa kohë që pala tjetër mban një qëndrim të tillë.

“Por është e rëndësishme që ne të tregojmë seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim, kjo është e rëndësishme,” shtoi ai.