Sherr me dy vëllezër në Romë, shqiptari plagoset me armë në fytyrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2021, 19:03
Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Itali, ku një prej tyre sipas mediave dyshohet se është shqiptar.
Mësohet, se të shtënat me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e ditës së sotmë në Casilincontrada, midis Casalone dhe Castelverde, në periferi lindore të Romës.
Sipas të dhënave në mediat italiane raportohet se dy vëllezërit romë 27 dhe 16-vjeç, dhe shqiptari u gjetën të plagosur në rrugë ndërsa u dërguan në spital.
Në gjendje më të rëndë shëndetësore mësohet se është 26-vjeçari shqiptar, pasi ky i fundit ka marrë plagë në fytyrë.
Ndërkohë deri më tani nuk dihen arsyet se si ka ndodhur ngjarja, sakaq policia ka nisur hetimet.
