Përdhunoi pastruesen shqiptare në Greqi, 35-vjeçari bullgar i bie murit me kokë pas dëshmisë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 25 Qershor 2021, 15:03
35-vjeçari bullgar që përdhunoi pastruesen shqiptare në Greqi është dërguar ditën e sotme në qeli pas dëshmisë së tij para gjykatës.
Sipas informacionit, i akuzuari mohoi që ai të ketë rrëmbyer dhe përdhunuar gruan për orë të tëra. Menjëherë pas marrjes në pyetje ai ka goditur kokën disa herë në mur.
Oficerët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur neutralizimin e tij.
Ndërkohë i pandehuri i dytë i akuzuar për nxitjen e 35-vjeçarit është lënë i lirë, shkruan protothema.
