“Si të jesh në shtëpi”, del fotoja e parë e vrasësit të Caroline nga brenda burgut

Publikohet fotoja e parë e vrasësit të Caroline 20-vjeçare, Babi Anagnostopulos , nga burgu ku ai po mbahet për krimin e rëndë në Glyka Nera.

Fotoja e publikuar nga televizioni Star tregon vrasësin pas telave me gjemba të Korydallos, në një nga oborret e këtij institucioni, në krahun e 6-të të burgut.

Burimet theksojnë në protothema.gr se Babis Anagnostopulos, pas izolimit, ka thënë se për të është sikur të ishte kthyer në shtëpi.

Vrasësi i 20-vjeçares e ndan qelinë me dy të dënuar të tjerë, ndërsa ndodhet në zonën  e cilësuar si VIP.

Ai kërkoi që të angazhohet me punë në burg në mënyrë që të kalojë ditën e tij, por edhe për të treguar sjellje të mirë.

Po ashtu mësohet se orët e fundit piloti 33-vjeçar ka filluar të flasë më shumë me të burgosurin, i cili akuzohet për trafik droge.

Babis Anagnostopulos pati sot vizitën e parë në burgun e Korydallos, ku ai po mbahet në paraburgim.

I riu vazhdoi rrëfimin e tij nga burgu: “Unë vajtoj për atë që ka ndodhur. Më vjen keq dhe falja ime është e vërtetë”, kështu mësohet të jetë shprehur ai.

Babis Anagnostopulos, përmes avokatit të tij, dërgon një mesazh, duke theksuar se gjithçka që ai dëshiron është që të bëhet më e mira për fëmijën e tij.

“Shkatërrova familjen time dhe humba gjithçka. Unë jam duke pritur për zhvillimin e procesit për të voglën. Gjithë sa dua vërtet është për të mirën për fëmijën tim. Më vjen keq dhe falja ime është e vërtetë," përfundoi rrëfimi i tij, shkruan protothema

“Si të jesh në shtëpi”, del fotoja e parë e