Kosovë/ Makina bie në lumë, policia dhe qytetari shpëtojnë jetën e tre personave (FOTO)

Policia e Kosovës dhe një qytetar kanë shpëtuar jetën e tre personave nga aksidenti që ndodhi dje në Uglar të Gjilanit, ku mbeti e vdekur një grua.

Vetura me katër persona kishte rënë në lumin “Marova” dhe policia pasi ka marrë informatën ka dalë në vendin e aksidentit, informojnë mediet kosovare.

Në përpjekje për t’i shpëtuar të aksidentuarit, që kishin rënë në lum, policët së bashku me një qytetar nga Uglari kanë hyrë në lum dhe kanë arritur të shpëtojnë tre të aksidentuarit që ishin ngujuar dhe fundosur , nga automjeti i përmbysur në këtë lumë.

Me këtë akt , policia dhe qytetari i kanë nxjerr të gjallë tre të aksidentuarit dhe i ka dërguar menjëherë në spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësor.

Kosovë/ Makina bie në lumë, policia dhe qytetari