Qori: Për bashkinë të varfërit e punëtorët nuk ekzistojnë, u hoq aboneja për të rritur çmimin

Në një intervistë për RTV Ora, pedagogu dhe aktivisti Arlind Qori u shpreh se janë shumë qytetarë të varfër që përdorin urbanin dhe preken nga heqja e aboneve së përgjithshme.

Ai tha se për ata që e kanë pushtetin në bashki dhe në qeveri, të varfërit nuk eksitojnë, sidomos punëtorët. Ata çdo mbrëmje vrasin mendjen për tu shërbyer oligarkëve.

Qori: Kemi mbledhur 11 mijë firma në 8 ditë në stacionet kryesore të Tiranës. Kemi parë solidaritetin e gjithë qytetarëve, sepse bëhet fjalë për një diskriminim të shumë profesioneve që përdorin urbanët. Shumë kanë shprehur solidaritetin e tyre me formë dhe janë zotuar që do të vijnë edhe në protestë. Këto javë kanë qenë javë pune intensive dhe kënaqësie, sepse kjo është çështje që prek shumë persona. Autobusët kryesisht përdoren nga shtresa e varfër dhe e mesme e ulët, të tjerët kanë një makinë personale ose mbase e kanë punën më afër. Ata që kanë një abone të përgjithshme, duhet të ndërrojnë disa urbanë.

Janë shumë sanitare që marrin urbanin të cilat nuk kanë një vend fiks pune dhe kështu ndryshojnë shumë urbane. Janë shumë njerëz që kanë punë dhe nuk lëvizin për qejf. Punëtorë ndërtimi, sanitarë, mësues, mjekë dhe shumë të tjerë ndihmojnë edhe vetë qytetin me punën e tyre. Heqja e aboneve ua shton barrën ekonomike. Për ata që e kanë pushtetin në bashki dhe në qeveri, të varfërit nuk eksitojnë, sidomos punëtorët. Ata çdo mbrëmje vrasin mendjen për tu shërbyer oligarkëve.

Qori shtoi se justifikimi i bashkisë së Tiranës ka qenë se po hiqet aboneja për të bërë një studim, por nuk është thënë se çfarë studimi.

Qori: Justifikimi i bashkisë së Tiranës ka qenë se po hiqet aboneja për të bërë një studim, por nuk është thënë se çfarë studimi. Bashkia mund të ngrihej dhe të thoshte se këta tre muaj janë ters dhe prandaj do të hiqet aboneja. Nuk ka asnjë argument dhe një arsye konkrete. Për mua kjo është një matje pulsi, për ta hequr fare abonenë ose për ta hequr totalisht. Me shumë mundësi do të rritet çmimi i biletës në shërbim të pronarëve të linjës së urbanëve.