Qori: Mësimi online skandaloz, mungesë e platformave të duhura të mësimdhënies
I ftuar në edicionin e lajmeve të “RTV Ora”, Pedagogu Arlind Qori, është shprehur se mësimi online ka qenë skandaloz duke shtuar se nuk janë fajtor nxënësit po thelbi i problemit është papërgjeshmëria e arsimit në këtë rast.
Më tej ka thënë se studentëve u kërkohen gjëra që ata mund t’i bënin vetëm në kushte normale, sakaq mësimin online e ka konsideron dështim.
"Të vetmit që nuk janë përgjegjës, janë vetë nxënësit, këtu kemi institucione arsimore të cilat në rastin më të mirë janë të papërgjegjshme dhe në rastin më të keq nuk dihen si hartohen, nuk kanë një studim që do t’i përshtasë ato me nevelin e zhvillimit. Mësimi online ka qenë skandaloz.
Të mos u ofrosh nxënësve cilësinë e duhur të arsimimit përmes platformave online dhe pastaj t’u thuash se provimi është si në kushte normale, madje më i vështirë se në kushte normale, për mendimin tim është t’i tradhtosh disa herë. Kur mijëra maturantë detyrohen të dalin protestë pas provimit nuk mund të jenë fajtor ata, mendoj se këtu ka diçka që nuk shkon në këtë rast.
Thelbi i problemit është papërgjeshmëria e arsimit në këtë rast. Institucionet ose nuk duan t’i dëgjojnë qytetarët ose nuk u intereson ose nuk dinë.
Në disa raste studentët ndihen të huaj, kërkohen gjëra që ata mund t’i bënin vetëm në kushte normale. Mësimin online e konsideroj si dështim.”
Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Anila Kolgjini.

