Lamçaj: Ëndërr që një arbitër shqiptar të marrë pjesë në evropian, duhet shumë punë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2021, 18:33
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë”, Shpëtim Lamçaj, është shprehur se do ishte ëndërr që një arbitër shqiptar të marrë pjesë në kampionatin evropian.
Sipas tij për këtë duhet shumë punë dhe përgatitje.
"Do ishte kënaqësi, është ëndërr që një arbitër shqiptar të marrë pjesë në kampionatin evropain. Por që të jesh në atë nivel duhet të punosh shumë, duhet përgatitje fizike, teknike, nga ana e gjuhës duhet të jetë perfekt.
Varet edhe nga niveli i futbollit ku arbitron arbitri, varet se si është performancë e tij në kupat e Evropës, i vetmi arbitër shqiptar që ka arritur në moment kyç do ishte Sokol Erexhi."

