Vdes në burg krijuesi i antivirusit

Sipërmarrësi i programeve anti-virus John McAfee është gjetur i vdekur në burgun e Barcelonës disa orë pasi gjykata spanjolle ra dakord për ekstradimin e tij në SH.B.A, për t'u përballur me akuzat e evazionit fiskal.

Departamenti katalanas i drejtësisë tha se mjekët ishin përpjekur ta ringjallnin 75-vjeçarin, por nuk i dolën.

Kompania e John McAfee lëshoi ​​programin e parë komercial anti-virus.

McAfee VirusScan ka krijuar një industri miliarda dollarëshe në botën e kompjuterëve dhe teknologjisë.

John McAfee u arrestua në tetor të 2020, kur po bëhej gati të hipte në një aeroplan për në Turqi dhe u akuzua për mosdeklarim të taksave për katër vjet.

Departamenti amerikan i drejtësisë pretendon se McAfee ka  shmangur pagesën e detyrimeve  financiare.

Ai u akuzua gjithashtu për fshehje të pasurive, duke përfshirë një jaht dhe pronë të paluajtshme.