Manjati amerikan i i programeve anti-virus gjendet i vdekur në burgun spanjoll
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2021, 22:20

Sipërmarrësi i programeve anti-virus John McAfee është gjetur i vdekur në qelinë e tij në një burg të Barcelonës.
Vetëm disa orë më parë, Gjykata Kombëtare e Spanjës kishte rënë dakord ta ekstradonte atë në SH.B.A. për t'u përballur me akuzat e evazionit fiskal.
Departamenti Spanjoll i Drejtësisë tha në një deklaratë se "gjithçka tregon" që z. McAfee kishte vrarë veten.
Një figurë e diskutueshme, kompania e tij lëshoi programin e parë komercial anti-virus dhe ndihmoi në nisjen e një industrie shumë miliarda dollarëshe.
Në tetor 2020, ai u arrestua në Spanjë pasi u akuzua për evasion fiskal për 4 vjet, pavarësisht se fitoi miliona nga kripto-monedha dhe duke shitur të drejtat për historinë e tij të jetës.