Tërmet i fuqishëm në Peru me magnituidë 6.0 të shkallës Rihter

Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter tronditi Perunë dhe kryeqytetin Lima.

Tërmeti u regjistrua dje të martën në 21:54 (me orën tonë lokale, sot e mërkurë në 04:54). Epiqendra e tërmetit ndodhet rreth 100 kilometra larg nga  kryeqyteti Lima.

Banorët e kryeqytetit dolën në rrugë të tmerruar nga tërmeti, sipas raportimeve të Agjencisë Franceze të Lajmeve. Nuk dihet  ende nëse tërmeti ka shkaktuar viktima apo dëme të mëdha materiale.