Kishte vetëm 20 dollarë, e moshuara gjen 1 miliard dollarë në llogari dhe bën të papriturën...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2021, 13:31
Një grua e moshuar u tmerrua kur kuptoi se në llogarinë e saj bankare ishin shtuar si me magji 1 miliard dollarë.
Mirror raporton se e moshuara kishte shkuar në bankomat për të nxjerrë 20 dollarë, por zbuloi se kishte plotë 1 miliard dollarë.
Julia Yonkowski u habit, kur pa shifrën marramendëse ne llogarinë bankare.
"E di që shumica e njerëzve do të kishin menduar se kishin fituar lotarinë, por unë u tmerrova sepse nuk ishin paratë e mia", tha Julia Yonkoski.
Ajo u shpreh se shpreson, se historia e saj do të mund të përdoret si një shembull i mirë për të gjithë.
