E pabesueshme, ka 150 motra dhe vëllezër, sekreti se si i “mbajnë mend” emrat e të gjithëve

Një adoleshent nga një familje e madhe poligame, babai i të cilit është 64-vjeçari Winston me 27 gra thotë se ka 150 vëllezër dhe motra.

Murray Blackmore, nga Kanadaja, është nga familja më e madhe poligame në botë.

Duke shpjeguar se ai është fëmija i 65-të i babait të tij, Murray shkroi në TikTok për të zbuluar se si prindërit e tij identifikojnë të gjithë fëmijët.

Në një video, ai zbuloi metodën e prindërve të tij për të kujtuar të gjithë emrat e fëmijëve të tyre.

Murray shpjegoi se prindërit e tij zgjedhin emrat e të gjithëve duke filluar me të njëjtën shkronjë për fëmijët e lindur në të njëjtin vit.

Për shembull, ata që janë të lindur në të njëjtin vit me të – 2001 – të gjithë kanë emra që fillojnë me shkronjën M.

“Emrat tanë të gjithë fillojnë me shkronjën M… Unë jam Murray. Jemi 3 djem, 9 vajza që kemi lindur në një vit”, tha ai në postim, përcjell mirror.uk.

E pabesueshme, ka 150 motra dhe vëllezër, sekreti se si i