Pamje të rënda! Shoferi shtyp qëllimisht qenin me makinë

Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar, 22 qershor në shtetin turk.

Shoferi, i cili po ecte drejt qenit të shtrirë në mes të rrugës me një veturë në rrethin Gemlik të Bursa, fillimisht ngadalësoi shpejtësinë.

Kur qeni u ngrit dhe u përpoq të ikte, shoferi nuk u ndal dhe e goditi.

Shoferi më pas vazhdoi rrugën e tij sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Imazhet, të cilat u kapën nga kamerat e sigurisë patën një reagim të madh në rrjetet sociale. Qeni i dëmtuar rëndë u mjekua në strehimore.