Greqia pritet të lehtësojë masat anti-Covid sot, heq maskën dhe orarin policor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Qershor 2021, 13:54
Mediet greke informojnë se, Komiteti i Sëmundjeve Infektive do të vendos sot, lehtësimin e masave anti-Covid.
Maska në ambientet e jashtme, nuk do të jetë më e detyrueshme.
Gjithashtu flitet se do të hiqet dhe orari policor, i cii ndalon qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve në orët e natës.
Do të diskutohet edhe relaksimi i masave që lidhen me hotelierinë dhe turizmin.
Njoftimi zyrtar pritet të njoftohet në orën 18:00.
https://www.iefimerida.gr/ellada/telos-maska-exo-kai-apagoreysi-kykloforias-estiasi
