Tronditëse/ Babai dhe djali 11 vjeçar qëllohen me armë në makinë (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku tre persona përfshirë një djalë 11-vjeçar  janë qëlluar me armë, teksa ndodheshin brenda në makinën e parkuar.

Mësohet se brenda në makinë ishte djali 11 vjeçar, babai i tij dhe një burrë. Mediet e huaja raportojnë se të tre janë në spital dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Autoritete policore janë në kërkim të autorit.