OKB: Më shumë se 8,500 fëmijë ushtarë janë regjistruar në vitin 2020, në të gjithë botën
Më shumë se 8,500 fëmijë u përdorën si ushtarë në konflikte të ndryshme, në vitin 2020 në të gjithë botën dhe rreth 2,700 u vranë, sipas raportit vjetor të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres drejtuar Këshillit të Sigurimit për ushtarët fëmijë.
Raporti përfshin vrasjet, gjymtimet, abuzimet seksuale të fëmijëve, rrëmbimet, rekrutimet dhe sulmet ndaj shkollave dhe spitaleve, informon CNN.
Raporti konfirmoi shkeljet ndaj 19,379 fëmijëve në 21 konflikte.
Shumica u kryen në Somali, Republikën Demokratike të Kongos, Afganistan, Siri dhe Jemen.
Vitin e kaluar, 8,521 fëmijë u konfirmua se ishin përdorur si ushtarë, ndërsa 2,674 u vranë.
Raporti përfshin një listë të zezë të fraksioneve ndërluftuese për riatdhesimin ndërkombëtar për të kërkuar masa për mbrojtjen e fëmijëve.
Lista është në diskutim, pasi diplomatët kanë thënë që Arabia Saudite dhe Izraeli kanë bërë përpjekje për mos përfshirje.
Në veçanti, Izraeli nuk është futur kurrë në listën e zezë, ndërsa Arabia Saudite u hoq në vitin 2020, disa vjet pasi e gjeti vendin e saj në listën e turpit për vrasjen dhe plagosjen e fëmijëve në Jemen. Lista përfshin regjimin ushtarak të Mianmarit dhe forcat ushtarake të regjimit të Damaskut.
