Stuhia godet Francën, dita bëhet natë për disa minuta (Video)

Në Veri të Francës, dita është ‘kthyer’ në natë pasi  stuhi  me intensitet të lartë goditi vendin

Shërbimi kombëtar meteorologjik në Francë Meteo Francë, e cilësoi ditën si më të errëtën e vitit ndërsa retë e zeza mbuluan qiellin. Të total, u regjistruan më shumë se 44,000 goditje rrufesh.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se reshje të dendura shiu pati në disa zona si në qytetin e Reims, ndërsa Meteo France paralajmëroi kushte të vështira moti në më shumë se 20 zona në Francën veriore dhe lindore.