Video/ Grabitje spektakolare, vjedhin makinën brenda sekondave, pa u lodhur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Qershor 2021, 12:11
Një grabitje rrufe ka ndodhur në Angli, ku dy hajdutë kanë vjedhur makinën BMW nga parkingu, brenda pak sekondave.
Siç duket në video, grabitësi dixhital, nëpërmjet një pajisjeje të veçantë, gjurmon sinjalin nga çelësi inteligjent i BMW 1 Series, hap makinën në pak sekonda, ndez motorin dhe zhduket, pa u lodhur e pa u munduar fare.