India arrin numrin rekord, vaksinon 8 milionë persona në një ditë

India ka nisur një program të ri vaksinimi, duke njoftuar një rekord prej tetë milion dozash në ditën e parë të këtij programi.

Politika e re ka bërë që qeveria federale të blejë Covid-19 nga prodhuesit e vaksinave dhe ka furnizuar qytetet e vendit.

India është një nga prodhuesit më të mëdhenj të vaksinave në botë, por vetë procesi i vaksinimit në këtë shtet ka ecur me një ritëm të ngadaltë.

Ajo ka vaksinuar plotësisht pak më shumë se 5% të popullsisë deri më tani, ndërsa mungesat e vaksinave vazhdojnë në shumë qytete.

Për të rritur vaksinimin, kryeministri Narendra Modi njoftoi më herët këtë muaj se të gjithë do të merrnin vaksina falas nga 21 qershori.

Në ditën e parë të kësaj politike së re ai vlerësoi ritmin e programit të vaksinave në Indi.