“Ka të drejtë” Profesori i njohur i amerikan, Alon Ben Meir, mbështet qëndrimin e Kurtit
Profesori i Universitetit të Nju Jorkut, Alon Ben Meir, mbështet qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti kundër krijimit të Asociacioni të komunave serbe, duke theksuar se pranimi i saj do të ishte në dëm të Kosovës.
Alon Ben Meir, profesori i njohur i amerikan deklaron se brenda territorit të Kosovës nuk mund të ketë Asociacion të komunave me pushtet ekzekutiv.
Sipas tij, kjo do të nënkuptonte dhënie e një territorit të Kosovës Serbisë.
“Mendoj se Kurti ka plotësisht të drejtë. Nuk mund të kemi Asociacion të komunave me pushtet ekzekutiv, sepse një gjë e tillë do t’ia lejonte Serbisë të ketë fuqi ekzekutive mbi këto komuna. Kjo do të nënkuptonte dhënie të këtij territori Serbisë. Ne nuk duam të kemi ndryshime territoriale.''
Profesori i njohur amerikan, Ben Meir, ka komentuar edhe paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë.
Ai propozoi që Serbia të ndjek shembullin e Gjermanisë për krimet ndaj njerëzimit, së pari të pranojë këto krime, e pastaj t’i dënojë përgjegjësit.
“Shihni Gjermaninë. Vendi pranoi krimet që bëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sot është shndërruar në liderin drejtues në BE, sepse e ka të qartë historinë. Serbia duhet të mendojë në këto terme. Fakti se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë është i pamohueshëm. Nëse ata vazhdojnë ta mohojnë siç po bëjnë, atëherë ajo histori kurrë nuk do të gjurmohet. Çdo Qeveri, qoftë ajo e Vuçiqit apo qeveria e ardhshme, duhet të pranojë këtë realitet”, deklaroi ai.
Profesori Ben Meir, në intervistë për Kosova Press-in, kujtoi edhe takimet që janë mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit të kaluar, në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Për të cilat thekoi se u zhvilluan për ta glorifikuar Trumpin, e jo për të ndihmuar normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
