Adoleshentja me epilepsi transportohet me urgjencë në spital, ndërron jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2021, 08:14
Një 18-vjeçare ka ndërruar jetë në spital mbrëmjen e të enjtes.
Rreth orës 22:10 të 17 qershorit, në Mullet, ambulanca ka transportuar në spital për ndihmë mjekësore, shtetasen S. B., 18 vjeçe, e cila nuk është ndjerë mirë.
Me mbërritjen në spital, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, shtetasja S. B. ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se S. B., vuante nga semundja e epilepsisë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

