Momenti epik, komentatori harron ndeshjen, i këndon arabisht tifozes ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2021, 19:12
Kampionati Europian i futbollit ka gjëra të veçanta dhe natyrisht kjo nuk mund t’i shpëtojë dhe komenteve të ndeshjeve.
Është një komentator arab, i cili ka parë një vajzë ruse e cila e ulur po ndiqte ndjeshjen, dhe i ka kënduar një këngë. E gjtha kjo ndodhi gjatë ndeshjes Rusi- Finlandë, ku rusët fituan 1-0.
Komentatori gjatë ndeshjes ka parë vajzën dhe ka kënduar këngë arabe, duke mos i kushtuar vëmendje ndeshjes.
Por ky moment është komentuar dhe nga komentatorët në studion e Sport Magazinë”, ku trajneri i Dinamos, Francesco Vitobello tha se kënga ishte romantike.
Ndërsa gazetarja Katerina Tafa, tha se: Komentatori mund të humbiste një gol duke parë atë vajzën bukuroshe. U frymëzua kjo ishte pozitive.
