Zhupa: Fitorja e Ukrainës pritej, Maqedonia kishte mundësi të barazonte rezultatin

Eduart Zhupa, ka komentuar ndeshjen mes Maqedonisë dhe Ukrainës, ku kjo e fundit doli në avantazh.

I ftuar në emisionin “Sport Magazinë”, Zhupa është shprehur se pritej fitorja nga ana e Ukrainës, teksa ka shtuar  se Maqedonia në pjesën e fundit kishte mundësinë që të barazonte rezultatin.

“Mendoj që pritej fitorja e Ukrainës, por mendoj se Maqedonia bëri lojë shumë të mirë në pjesën e dytë. Ukraina bëri presion në fillim dhe duke bërë presion në fillim doli edhe ky gol. Në pjesën e dytë Maqedonia ishte më e rrjedhshme në veprime. Mendoj se deri në minutën e fundit Maqedonia pati disa rast, dhe në minutën e fundit të shtesës kishte mundësi që të barazonte ndeshjen.”- tha ai.