Ndeshja Ukrainë- Maqedoni/ Zhupa analizon golat: Nuk funksionoi rreshtimi diagonal
Eduart Zhupa, ka analizuar golat në ndeshjen e Ukrainës dhe Maqedonisë.
I ftuar në emisionin “Sport Magazinë”, Zhupa ka thënë se te goli i parë nuk funksionoi rrreshtimi i parë diagonal, teksa shtoi se goli i dytë nga ana e Ukrainës ishte perfekt.
"Mendoj se te goli i parë nuk funksionoi rreshtimi i parë diagonal. Po të ishte rreshtuar mirë skuadra mirë në mbrojtje, mendoj se mund të evitohej. Goli i dytë ishte ekzekutim shumë i mirë. Goli Ishte perfekt.
Përsa i përket dy penalltive qoftë Maqedonisë, qoftë Ukrainës, mendoj se portieri i Ukrainës po të ishte edhe më i kujdesshëm edhe mund të evitohej, por e la topin në qendër. Ukraina që përpara se të goditej penalltia duke se lojtari ishte shumë i impresiuonuar. Portieri i Maqedonisë e lexoi shumë mirë lëvizjen."
