Tafa: Moment historik marrja pjesë e Maqedonisë në kampionatin evropian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2021, 17:29
Gazetarja Katerina Tafa, ka komentuar ndeshjen e Maqedoninë me Ukrainën, ku kjo e fundit mori avantazhin.
E ftuar në emisionin “Sport Magazinë”, Tafa u shpreh se Ukraina dominoi në ndeshje teksa shtoi se për Maqedoninë marrja pjesë në kampionatin europian ishte moment historik.
“Ukraina e dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, Maqedonia u mundua por që aq mund të shkojë Maqedonia. Me kaq mendoi se ishte ecuria e Maqedonisë në këtë evropian. Ishte një moment historik për të.”- tha ajo.
