RENEA kontrolle të befasishme në Shkodër e Fier, "u prish" edhe shikimin e ndeshjes së Evropianit
Vijojnë kontrollet e befasishme nga RENEA dhe nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në disa qytete të vendit.
Këto kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend.
Aktualisht po ushtrohen kontrolle në Shkodër e në Fier, në ambiente, lokale dhe banesa ku dyshohet se mund të qëndrojnë në persona në kërkim, apo që posedojnë armë zjarri e lëndë narkotike.
Ndërkohë, duket se policia mbrëmjen e sotme gjatë kontrolleve të tyre u ka ndërprerë edhe ndeshjen disa të rinjve në lokale të ndryshme të Fierit e Shkodrës.
Në drejtim të forcave policore janë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të strukturave vendore përkatëse.


