Soreca : Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2021, 22:03
Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka bërë me dije se duke nisur nga data 1 korrik, do të hiqet tarifa Roming, në Ballkanin Perëndimor.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Soreca thekson se ky është një investim i BE, si formë lehtësimi për komunikimet ndërmjet qytetarëve.
Lajmi vjen vetëm pak ditë pas Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë.
"Nga 1 korriku hiqen tarifat Roaming në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërisë. Duhet të keni diçka në mendje: Të keni celularin me bateri plot", shkruan Soreca.

Tarifa roaming është një detyrim financiar që paguan çdo qytetar që komunikon në një vend të tjetër nga ku është klient i kompanisë telefonike.