Prokuroria e Vlorës mbyll hetimet për dosjen e abuzimet me pronat, 8 të pandehur

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet për dosjen e pronave.

Gazetari i Ora News, Elton Qyno bën me dije 8 persona janë marrë të pandehur, pasi akuzohen për abuzime me pronat dhe legalizimet.

Mësohet se Ish-Drejtori i ALUIZNI në Vlorë, është marrë i pandehur pasi akuzohet për  “Veprime që zbulojnë zbardhjen e krimit”. Musta së bashku me 4 punonjës, zhdukën dokumentat në dosje.

Po ashtu të pandehur janë marrë edhe Adiseldo Rrapaj, Mimoza Rushani e Krupskaja Gjika.

Të gjithë akuzohet për zhdukjen e dokumentave nga dosja e legalizimit.

Mësohet se të pandehur janë edhe Andi Haxhiaj, Ermal Mahilaj, Ariton Kasaj dhe biznesmeni i “Ambel Beach”, Helidon Gjikoka

Të 4 personat, akuzohet për “Falsifikim të dokumentave”.