Aksident në Tiranë, makina përplas një person me biçikletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2021, 11:19
Një aksident ka ndodhur në kryeqytet sot (13 qershor) rreth orës 10:00, në rrugën "LLazi Miho" në zonën e Kombinatit.
Nga informacioni paraprak, mësohet se mjeti me drejtues shtetasin J. N., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.