Adoleshentja që incizoi vrasjen e Floydit fiton Pulitzerin
Çmimi Pulitzer këtë vit i është dhënë Karnella Frazier, një adoleshente nga Minesota. Vendimi është dhënë për videon që ajo arriti të realizojë për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar policor,
Çmimet Pulitzer konsiderohen më prestigjiozet për në Shtetet e Bashkuara.
Në dhënien e çmimit, më i larti në gazetari, Frazier është vlerëruar nga bordi për “inçizim të guximshëm dhe një material që ka nxitur protesta kundër brutalitetit policor në gjithë botën, si dhe ka vënë në pah rolin e rëndësishëm të qytetarëve teksa gazetarët janë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë”.
Vlerësime ka marrë dhe Stafi i gazetës Minneapolis Star Tribune, për dhënien e lajmit më të shpejtë për vdekjen e Floydit.
Ndërkaq Platforma online BuzzFeed ka fituar çmimin e parë, në kategorinë e raportimit ndërkombëtar, për mbulim të kampeve të ndërtuara nga Kina për ndalime masive të ujgurëve myslimanë.
E përditshmja amerikane The New York Times ka fituar çmimin për shërbim publik dhe për mbulim të pandemisë së koronavirusit.
Agjencia e lajmeve The Associated Press ka fituar dy çmime për fotografi, njërin për mbulim të protestave për pabarazi racore në Shtetet e Bashkura, dhe tjetrin për ndikimin e pandemisë së koronavirusit te të moshuarit në Spanjë.
Çmimet Pulitzer, që kanë një vlerë prej 15 mijë dollar secili, ndahen nga viti 1917, kur gazetari Joseph Pulitzer, emigrant hungarez-hebre, e krijoi me vullnetin e tij.

