Dashuria rezistente e showbizz-it
Këngëtarja me famë botërore, Beyonce, po zhvillon turin e saj botëror "Mrs Carter show", dhe të Shtunën në mbrëmje ajo u ka dhuruar një spektakël të vërtetë të pranishmëve në koncertin e radhës.Ajo ndryshe nga koncertet e organizuara deri tani kishte zgjedhur një surprizë për fansat e saj.Një moment surprizues për të gjithë ishte kur në skenë u ngjit ikona e rrepit, Jay-z, bashkëshorti i Beyonce.Jay-z i ka dhuruar një puthje këngëtares në momentin e ngjitjes në skenë dhe menjëherë kanë interpretuar së bashku një nga bashkëpunimet e tyre, "Crazy in Love".Një këngë e dedikuar dashurisë së tyre, që është njëra nga më të përfolurat në mediat rozë.Duket se kohët e fundit me axhendën e ngjeshur të punës, turet botërore, aktivitetet komerciale dhe një vajzë 1-vjeçare, është e kuptueshme që në jetën e Beyonce ka mbetur shumë pak kohë për të kaluar në intimitet me bashkëshortin Jay-Z.Megjithatë, mungesa e kohës për 31-vjeçaren, vetëm sa forcon dëshirën për të bërë që takimet me njeriun e saj të zemrës të jenë sa më perfekte.Nga faqja e saj në një rrjet shoqëror, këngëtarja postoi ditën e Shtunë disa imazhe të intimitetit të saj me Jay-Z, në darkat e tyre të kaluara në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të verës së kuqe.Këto imazhe janë prova e mëtejshme se këngëtarja e "Crazy in Love", vazhdon të jetë thellësisht e dashuruar dhe të mbajë një prej raporteve më të qëndrueshëm në botën e shumë të papriturave të "show-bizz".
