Rompuy: Azia dhe Evropa gjenden në të njëjtën varkë

Liderët aziatikë dhe evropianë kanë tërhequr vërejtjen mbi pasiguritë “thelbësore” me të cilat përballet ekonomia globale.Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy ka theksuar në fund të samitit dyditësh joformal, ASEM, se “Azia dhe Evropa gjenden në të njëjtën varkë”.Gjithashtu në deklartën përfundimtare thuhet se “ekonomia evropiane do të rimëkëmbet gradualisht”.ASEM bën bashkë 49 shtete të Azisë dhe të Evropës, bashkë me Komisionin Evropian dhe Sekretariatin e Organizatës të vendeve të Azisë Jug-Lindore, që përbëjnë 60 për qind të tregtisë botërore.Takimi u zhvillua në kohën kur Evropa po vuan nga kriza e Eurozonës, ndërsa ekonomitë aziatike po rriten, por më ngadalë se më parë.