Aksionet botërore, të qëndrueshme para votimeve në SHBA

Aksionet boterore dhe dollari jane pershkruar si te qendrueshme kete marte, ndersa investitoret presin per rezultatin e zgjedhjeve te SHBA, paqartesia mbi pagesen nga ana e Greqise te ndihmes se fundit ka mbajtur euron ne nje nivel te ulet prej 2 muajsh.Sondazhet tregojne se zgjedhja midis presidentit Barak Obama dhe sfidantit republikan Mitt Romney do te jete jashtezakonisht e ngushte dhe rreziku i nje ndryshimi ne politiken ne ekonomine me te madhe ne bote eshte arsyeja qe po i mban investitoret te terhequr."Me pasigurite qe lindin mbi zgjedhjet amerikane dhe rasti i Greqise, ka te ngjare qe investitoret do ngurojne te ndermarrin veprime" - eshte shprehur perfaqesuesi i Bankes Qendrore Gjermane, PostBank, Heinz-Gerd Soneshein.Euro po tregetohet me nje vlere te ulet ne shifrat e $1,2785 kundrejt dollarit, dhe duket se do vazhdoje pasiguria e monedhes nisur edhe nga votimet paralamentare greke diten e merkure, moment ky qe pritet te ndaje hapat shternguese qe i duhen Athines per te siguruar ndihmen e nderkombetareve.Politikat qe u vune ne jete per te shmangur pakenaqesite ne tregje, kane mbajtur dollarin ne nje nivel te larte prej dy muajsh rradhazi - krahasuar edhe me nje shporte te tere te monedhave te tjera, si dhe mjaft tregje kane mundur te kene nderveprime tregetare te ngushta. Vlera e naftes dhe e arit kane pesuar nje ndryshim te lehte ne treg.