Përzgjedhja e hetuesve të BKH, mbyllet testimi për aftësitë fizike, kualifikohen 210 kandidatë

Është mbyllur procesi i testimit për aftësitë fizike për kandidatët hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga 325 kandidatë pjesëmarrës, testimin e Aftësive Fizike u kualifikuan vetëm 210 kandidatë dhe 115 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 15 Qershor, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.

Testi i Esesë me shkrim do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. 

BKH në një njoftim bën me dije se Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.