Tremujori parë 2021 shënon rritje të lejeve të ndërtimit, Guri: Masakër, Qytetarët: S'ka parqe

Tremujori i parë 2021 ka shënuar një rritje të ndjeshme të lejeve të ndërtimit. Për ambjentalistin Sazan Guri kjo është një masakër që po i bëhet vendit,pasi ditë pas dite po zhduken hapësirat e gjelbërta ,duke ia lënë vendin ndërtesave shumëkatëkatëshe. Edhe qytetarët nga ana e tyre flasin për mungesë të hapësirave  të gjelbërta,mjediseve çlodhëse dhe parqeve në kryeqytet.

Në tremujorin e parë 2021 janë miratuar gjithsej 251 leje ndërtimi për ndërtesa të reja.

Për ambjentalistin Sazan Guri kjo është një masakër që po  bëhet vendit,pasi ditë pas dite po zhduken hapësirat e gjelbërta ,duke ia lënë vendin ndërtesave shumëkatëkatëshe.

Sazan Guri: Nuk ka hapsira të gjelbërta për fëmijët e vegjël.

Guri shprehet se lartësia e ndërtesave të reja po humbet të gjithë bukurinë e shumë prej  veprave pjesë e trashëgimisë kulturore.

Sazan Guri: Këta nuk të falin, ky Sahat dhe teatri kombëtar duhet të kishin një distancë urbane.

Edhe qytetarët nga ana e tyre flasin për mungesë të hapësirave  të gjelbërta, mjediseve çlodhëse dhe parqeve në kryeqytet.

"Duhet për kalamajtë dhe për pleqtë, të ketë më shumë parqe. Nuk kemi ku të dalim se nuk ka parqe dhe lojëra për fëmijët."

Heqja e vëmendjes nga krijimi i mjediseve të posaçme për të qëndruar, ka krijuar paralelizma me mënyrën e jetesës së kafshëve.

"Edhe bagëtia ka nevojë që të dëfrehet."

Dhënia e lejeve të ndërtimit ka shënuar një rritje prej 36,4 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.