Pogradeci çel sezonin turistik, popullohet me turistë vendas dhe të huaj

“Gëzo mikpritjen, Sodit Natyrën, Shijo Traditën”, kjo është ftesa e Pogradecit për turistët për sezonin turistik veror.

Qyteti buzë liqenit ishte plot me turistë, shqiptarë e të huaj, duke rritur shpresat e operatorëve turistike për një sezon të suksesshëm pas vitit të vështirë mes pandemisë.

Risi është rikthimi i udhëtimeve me traget përmes liqenit drejt qytetit të Ohrit në Maqedoninë e Veriut, që vitin e kaluar nuk funksionoi për shkak të pandemisë.

Ndërsa së shpejti mund të jenë edhe dy të tjerë.

Aktivitete sportive, panaire të kulinarisë dhe artizanatit  ishin ato se çfarë u ekspozuan në këtë hapje të sezonit dhe që mbeten të veçantat e qytetit liqenor.

Ndërsa objektivi është për 100 ditë aktivitete në tre muaj.

"Kemi disa gatime tradicionale si lakrori në saç, tavo e koranit, buka e misrit."

Bashkia e Pogradecit ndërkohë thotë se ka përcaktuar hapësirat për plazhet buzë liqenit ku pjesa më e madhe mbeten publikë.