"Mision i pamundur", trafik i rënduar në rrugën Ndroq–Kombinat, shoferët: Kemi 1 orë që presim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Qershor 2021, 20:12
Hyrja në Tiranë vazhdon të jetë një mision thuajse i pamundur për drejtuesit e mjeteve, sidomos në fundjavë.
Ditën e sotme është konstatuar trafik i rënduar në hyrje të Tiranës nga rruga Ndroq–Kombinat.
Në këtë rrugë radhët e automjeteve që kthehen në kryeqytet janë kilometrike.
Ndërkohë, vetë drejtuesit e mjeteve shprehen se një trafik i tillë është i përsëritur dhe bëjnë apel që të merren masa për këtë gjë.
Drejtuesit e mjeteve: Trafiku në këtë zonë i përsëritur, duhet të merren masa. Ecim shumë ngadalë, më shumë se 1 orë në pritje.
Për shkak të ndërtimit të rrethrrotullimit te Dogana, hyrja në Tiranë nga ky aks është kthyer në një kalvar të gjatë për shoferët.
