Tiranë, makina del jashtë rruge, plagoset shoferi së bashku me pasagjeren

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Një 27-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë është plagosur shoferi dhe pasagjerja.

"Rreth orës 17:30, në rrugën “Shefqet Kuka” shtetasi A. H., 27 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit A. H. dhe pasagjerja në mjet shtetasja D. H., 25 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.